13
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazeta17shkurti.com
Behar Preniqi nga Obiliqi është arrestuar nga autoritetet serbe, derisa po kthehej nga Gjermania për në Kosovë.
Një familjare e tij ka treguar për IndeksOnlinen se ai është ndaluar me pretekstin se ka qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Arsyeja e ndalimit të tij nuk qëndron, pasi ka qa qenë fëmijë kur ka qenë lufta në Kosovë. Nuk ka asnjë arsye për ndalimin e tij. Jemi shumë keq, nuk kemi kurrfarë informacioni”, ka thënë ajo për IndeksOnlinen.
Më tej, ajo ka treguar se bashkëshortja e Beharit ka biseduar me institucionet e Kosovës dhe ka apeluar që të bëjnë gjithçka që është e mundur për lirimin e tij.
Preniqi ishte për vizitë në Gjermani të familjarët e tij, kur u arrestua nga autoritetet serbe gjatë kthimit për në Kosovë./IndeksOnline/
Gazeta17shkurti.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazeta17shkurti.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazeta17shkurti.com