Forumi Anadrini( FARDI) së bashku me kolegjin ‘’Pjetër Budi’’ më 27 maj do të organizojnë një debat mbi të dhënat demografike dhe socio-ekonomike.
Tema kryesore e këtij debati do të jetë: “TË DHËNAT DEMOGRAFIKE DHE SOCIOEKONOMIKE NË MES DY REGJISTRIMEVE TË POPULLSISË 2011-2024, NË KOSOVË DHE NË KOMUNËN E RAHOVECIT”
Po ashtu në këtë debat do të diskutohet lidhur me trendet kryesore demografike në Kosovë dhe në Rahovec, për të dhënat statistikore për zhvillimet socioekonomike në vend si dhe si mund të përdoren këto të dhëna për planifikim më të mirë institucional
Të ftuar në këtë debat janë panelistë nga:
◇ Agjencia e Statistikave e Kosovës
◇ Ekspertë të fushës së demografisë dhe zhvillimit
◇ Përfaqësues të institucioneve lokale dhe arsimore
Debati do të mbahet sot në orë 10:45 në rrugën ‘’Gazmend Zajmi’’ nr. 103, “Bregu i Diellit” (Aktash I), Prishtinë