10
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazeta17shkurti.com
Teuta ka vendosur t’i ndryshojë pamjen stadiumit. Dhe këtë po e bën duke përmirësuar disa gjëra, si në lyerje dhe mirëmbajtjen e shkallëve të “Niko Dovanës”. Vetë klubi e ka ndarë videon përmes rrjeteve sociale.
Njoftimi i Teutës:
“Stadiumi ynë është duke kaluar në një fazë të rëndësishme rikonstruksioni.
Procesi i përmirësimeve po ecën me ritme të mira, tribuna qendrore po merr një pamje të re, tribunat e tjera po sistemohen në lyerje duke i dhënë një sy tjetër, ndërkohë që vijon puna për pastrim, mirëmbajtje dhe rregullimin e stolave.
Kjo është vetëm një fazë e vizionit tonë për një ambient më modern dhe më mikpritës”.
Gazeta17shkurti.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazeta17shkurti.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazeta17shkurti.com