Joni Keta, aktualisht zv. Drejtor i BKH, propozohet nga komisioni tre anëtarësh i SPAK
Për t’u konfirmuar në krye të Byrosë Kombëtaret të Hetimit pritet votimi me shumicë votash në KLP
Emri i Joni Ketës është zgjedhur mes edhe 6 kandidatëve të tjerë Andi Pogaçe, Artur Beu, Elton Kërluku, Gentian Ndoi, Gentjan Shehaj dhe Gledis Nano.
Njoftimi i SPAK: Komisioni i Përzgjedhjes për pozicionin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) në mbledhjen e tij të datës, 26.11.2025, në prani të përfaqësuesve të ICITAP dhe Bashkimit Europian, vendosi t’i rekomandojë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, për emërim, në pozicionin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, z.Joni Keta, për një mandat 5-vjeçar.
Pasi komisioni dërgoI emrin në KLP, “qeveria e prokurorëve” voton kandidatin i cili merr mandat 5 vjeçar për të drejtuar “FBI shqiptare”.
Ish-drejtoreshës së BKH, Aida Hajnaj i përfundoi mandati në muajin gusht të këtij viti, duke i hapur rrugë zgjedhjes së kryetarit të ri.