Me arritjen e shumicës së deputetëve, 45 minuta me vonesë ka nisur seanca për konstituimin e legjislaturës së re të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Në seancë janë të pranishëm 120 deputetë.
Fillimit të kësaj seance ia parapriu takimi i Avni Deharit, si kryesues i Kuvendit, me përfaqësuesit e partive politike, shkruan IndeksOnline.
Pas mbledhjes me Deharin, përfaqësuesit e të gjitha partive kanë rënë dakord që të votojnë unanimisht raportin e ri nga komisioni për verifikimin e mandateve.
“Në takimin konsultativ për ta zhbllokuar situatën kemi ardhë në përfundim se jemi të pajtimit të me votë anonime të votohet raporti. Lus deputetët që të deklarohen së pari për Komisionin”, u shpreh Dehari.
Ndërkohë, qëndrimet e tyre për këtë seancë kanë dhënë përfaqësuesit e partive opozitare, të cilët e shohin si të domosdoshme respektimin e Kushtetutës dhe mos-bllokimin e votimit.