Dokumentohet veprimtaria kriminale e një 31-vjeçari të implikuar në shitjen në doza, të lëndës narkotike Cannabis Sativa, në Kuçovë.
Gjenden në automjetin dhe në banesën e tij: sasi (në trajtë boçeje) dhe doza Cannabisi, 5 peshore elektronike, 175 000 lekë, 1060 euro dhe shuma në valuta të tjera të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.
Si rezultat i një hetimi disajavor të ndjekur nga shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Berat, në bashkëpunim me Prokurorinë e Beratit, u finalizua në bashkëpunim me shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Berat, operacioni “Qyteti”.
Në kuadër të tij u vu në pranga shtetasi E. M., 31 vjeç, banues në Kuçovë.
Nga hetimet rezultoi se ky shtetas siguronte sasi Cannabis dhe e ndante në doza, me qëllim shitjen në zona të ndryshme të Kuçovës.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.
Finalizohet pas disa javësh hetime me metoda proaktive, operacioni policor antidrogë, i koduar “Qyteti”.
12