Gjyqtarja Fiona Papajorgji është zgjidhur kryetare e Gjykatës Kushtetuese për një mandat 3-vjeçar. Ajo pason në këtë detyrë ish-gjytaren e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj.
“Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese zhvilloi sot, më 18 dhjetor 2025, seancën për zgjedhjen e Kryetarit të ri të Gjykatës Kushtetuese. Në përfundim të procesit të votimit, në bazë të parashikimeve ligjore, Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, me vendimin nr.14, datë 18.12.2025, zgjodhi njëzëri zonjën Fiona Papajorgji në detyrën e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese”,- thuhet në njoftimin zyrtar.
Ky vendim i njoftohet Presidentit të Republikës, Kryetarit të Kuvendit dhe Kryetarit të Gjykatës së Lartë.
Gjyqtarja Papajorgji ishte kandidatura e vetme për këtë pozicion. Vakanca për kryetaren e GJK-së u krijua pas përfundimit të mandatit të Zaçajt, në mars të këtij viti.