Sezoni veror ka sjellë rritje të ndjeshme të lëvizjeve në pikën e kalimit kufitar të Muriqanit. Gjatë ditëve të fundit është vërejtur fluks i shtuar si në hyrje, ashtu edhe në dalje të territorit shqiptar.
Shumë qytetarë shqiptarë dhe të huaj po zgjedhin bregdetin e Shqipërisë dhe të Malit të Zi për të kaluar pushimet verore, duke rritur ndjeshëm qarkullimin në këtë pikë kufitare.
Sipas autoriteteve kufitare, gjatë 24 orëve të fundit janë përpunuar gjithsej 7680 shtetas. Nga këta, 4165 kanë hyrë në territorin shqiptar, ndërsa 3515 kanë dalë nga vendi.
Gjatë së njëjtës periudhë kanë qarkulluar 3046 mjete. Prej tyre, 1755 kanë hyrë në Shqipëri, ndërsa 1291 kanë dalë.
Autoritetet kufitare po punojnë për përballimin e fluksit dhe lehtësimin e procedurave të kalimit, ndërsa udhëtarët këshillohen të planifikojnë lëvizjet e tyre për të shmangur pritjet e gjata gjatë orareve më të ngarkuara.