9
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazeta17shkurti.com
Rruga e Kombit, nga pika kufitare e Morinit deri te tuneli i Kalimashit, përballet me fluks të shtuar automjetesh gjatë fundjavave.
E ngjashme, situata ishte edhe mëngjesin e sotëm në arterien kryesore që lidh Kosovën me bregdetin shqiptar.
Mijëra qytetarë nga Kosova udhëtojnë drejt bregdetit shqiptar, kryesisht Shëngjin dhe Velipojë.
Për të menaxhuar situatën, policia shtoi patrullimet, ndërsa firma koncesionare hapi sportele shtesë në pikën e pagesës në Kalimash.
Drejtuesit e mjeteve shprehen se, ndonëse ka vonesa, pritjet konsiderohen normale duke pasur parasysh fluksin e zakonshëm të sezonit veror.
Gazeta17shkurti.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazeta17shkurti.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazeta17shkurti.com