Ekonomia e Shqipërisë do të rritet me 3.8% gjatë këtij viti.Fondi Monetar Ndërkombëtar ka rritur projeksionet në raportin e pranverës duke e çuar në 3.8% nga 3.5% që ishte në janar. Ndikim kryesor duket se do të vijojë që të japë sidomos sektori i turizmit i cili do të nxisë konsumin e po ashtu edhe sektori i ndërtimit.
Po ashtu Shqipëria rezulton se Shqipëria pritet të ketë rritjen më pozitive në rajon duke lënë pas Serbinë,Maqedoninë e Veriut si dhe Malin e Zi.Por Fondi Monetar Nderkombetar në përditësimin e Perspektivës Ekonomike Botërore uli parashikimin e tyre për rritjen globale me 0.5 pikë përqindje në 2.8% për vitin 2025 nga 3.3% qe ishte me pare si pasojë e luftës tregtare të nisur nga presidenti Trump.
Sipas FMN, inflacioni pritet të bjerë më ngadalë se sa mendohej në janar, duke pasur parasysh ndikimin e tarifave, duke arritur në 4.3% në 2025 dhe 3.6% në 2026, me rishikime “të dukshme” në rritje për SHBA-në dhe ekonomitë e tjera të përparuara.
FMN e quajti raportin një “parashikim referimi” bazuar në zhvillimet deri më 4 prill, duke përmendur tensionet tregtare qe sipas saj kane qene faktori kryesor ne kete renie.
Parashikimi me Pesimist I Fondit Monetar Nderkombetar per rritjen Ekonomike eshte per Europen. Insitucioni Financiar parashikoi se rritja ekonomike ne Eurozone do te ngadalesohet me 0.8% ne vitin 2025 dhe me 1,2% ne vitin 2026.
Rritja ekonomike sipas FMN parashikohet te ulet kete vit dhe ne Shtetet e Bashkuara të Amerikes me 0.9% per shkak te pasigurise politike dhe tensioneve tregtare.
Fondi Monetar Nderkombetar tha se nuk kishte Parashikuar nje recesion ne SHBA megjithate kjo eshte e mundur. Renie ne rritjen Ekonomike kete vit FMN parashikon edhe per Kanadane me 1.4%.