Sot në orën 18:00 në stadiumin “Air Albania” në Tiranë luhet ndeshja mes Shqipërisë dhe Anglisë. Dueli është i fundit për Grupin K kualifikues të Kupës së Botës 2026, teksa dy skuadrat i kanë përmbushur objektivat dhe përballja e sotme mund të cilësohet pa frikë si një “miqësore luksi”.
Anglia është e para në Grupin K dhe për momentin ka 21 pikë pas shtatë takimeve, teksa i ka të gjitha fitore dhe nuk ka pësuar asnjë gol. “Tre Luanët” e kanë siguruar një biletë për në finalet e Botërorit 2026 që do mbahet verën që vjen në Amerikën e Veriut.
Nga ana tjetër, me 14 pikë Shqipëria ka siguruar matematikisht zonën play-off të Kupës së Botës, kjo për herë të parë në histori. Të enjten më 20 nëntor tanët do mësojnë edhe rivalin në gjysmëfinalen që do luhet më 26 mars 2026.
Trajneri Sylvinho ka vendosur që për këtë duel mos ketë të gatshëm Mario Mitajn dhe Juljan Shehun, të dy të ndëshkuar me karton të verdhë. Të ndëshkuar janë gjithashtu Ajeti, Manaj dhe Bajrami, dy nga të cilët nuk luajnë nga minuta e parë. Nëse marrin një karton të verdhë, e sigurt është se mungojnë në gjysmëfinalen play-off, ndaj trajneri ka programuar një rotacion me pesë ndryshime nga fitorja 0-1 e tre ditëve më parë në Andorra.
Formacionet zyrtare:
Shqipëria (4-3-3): Strakosha; Hysaj, Ismajli, Gjimshiti, Aliji; Asllani, Ramadani, Laçi; Hoxha, Bajrami, Uzuni Trajner: Sylvinho
Anglia (4-3-3): Henderson; Burn, Quansah, Stones, O’Reilly; Bellingham, Wharton, Rice; Eze, Bowen, Kane Trajner: Thomas Tuchel
Afro 22 mijë tifozë do jenë sot në “Air Albania”, ndërsa ka nisur futja e tyre në stadium me sigurinë e shtuar. Sa i takon anglezëve, një numër i madh i miqve pritet në impiant, teksa nuk pritet përplasje. Të gjitha biletat janë shitur prej disa ditësh.
Statistikat kundër Anglisë
Shqipëria dhe Anglia janë përballur shtatë herë më parë. Në të gjitha rastet ka fituar Anglia, ndërsa ne i kemi shënuar ‘Tre Luanëve’ vetëm një herë, në humbjen 1-3 në ‘Qemal Stafa’ më 28 mars 2001, me gol nga Altin Rraklli. Ndërkohë që Anglia na ka shënuar 21 gola.
Takimi i fundit mes skuadrave daton më 21 mars 2025, kur në Londër Anglia fitonte 2-0. Kjo është ndeshja e fundit që Shqipëria ka humbur këtë vit, teksa më pas Kombëtarja ka gjashtë fitore (pesë radhazi) dhe dy barazime. Anglia, në shtatë ndeshjet e kësaj fushate kualifikuese ka shtatë fitore. ‘Tre Luanët’ nuk kanë pësuar asnjë gol, duke shënuar 20-të. Misioni i Shqipërisë në “Air Albania” duket i vështirë.
Arbitrat
UEFA ka vendosur që në Tiranë të gjykojnë arbitrat nga Italia. Kryesori Marco Guida do mbështetet nga ndihmësit Giorgio Peretti, Alessio Berti dhe Simone Sozza. Në VAR do jenë Marco Di Bello dhe Valerio Marini.
Renditja:
Kombëtarja zbret në fushë, pritet me brohorima nga publiku
Me duartrokitje dhe brohorima është pritur ekipi i Shqipërisë gjatë daljes për nxehmjen e zakonshme para ndeshjes kundër Anglisë. Tifozët po vijojnë të mbushin stadiumin ‘Air Albania’, teksa gjithë biletat janë shitur (22 mijë).
‘Digjet’ Tirana, tifozët e Kombëtares e kthejnë në festë përballjen me Anglinë! S’mungojnë flakadanët (VIDEO)
Tifozët kuq e zi me ‘këmbë në tokë’: Me Anglinë nuk ka rëndësi rezultati! Nuk duam të ndeshemi më Kosovën
“Me Anglinë është festë, nuk ka rëndësi rezultati, ne do festojmë. Shpresojmë të kualifikohemi në play-off. Kemi dhe Kosovën, nuk duam të ndeshemi me ata. Rëndësi ka të shkojmë në botëror. Pas ndeshjes me Andorën, që ishte ndeshje e vështirë çështje e drejta, u shfaqën mirë. Ndërkohë sot do festojmë, siç po festojmë, siç e sheh.”
“Edhe Shqipëria edhe Kosova jemi në play-off, tani shpresojmë që të përfaqësohet minimum një nga 2 ekipet e kombit shqiptar, të jetë në botëror, të përfaqësojë këtë tifozeri të madhe kudo në botë.”
“Numër një në botë, nuk të tjera fjalë për Shqipërinë.”
“Besoj që do të shkojnë të dyja në botëror (kombëtarja e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës).”
FORMACIONET ZYRTARE/ Sylvinho me pesë ndryshime, mësohen titullarët kundër Anglisë! Broja në stol

Formacionet zyrtare:
Shqipëria (4-3-3): Strakosha; Hysaj, Ismajli, Gjimshiti, Aliji; Asllani, Ramadani, Laçi; Hoxha, Bajrami, Uzuni Trajner: Sylvinho
Anglia (4-3-3): Henderson; Burn, Quansah, Stones, O’Reilly; Bellingham, Wharton, Rice; Eze, Bowen, Kane Trajner: Thomas Tuchel
Shqipëri – Angli, vendosja në fushë
Statistikat/ Sot Shqipëria për fitoren e parë historike, Anglisë i kemi shënuar vetëm një herë
Sot në Tiranë kalendari përplas Shqipërinë me Anglinë në orën 18:00. Me dy skuadrat që i kanë siguruar objektivat, kjo sfidë luksi më shumë i ngjan një miqësoreje për tifozët, por jo për futbollistët dhe stafet.
Tanimë UEFA ka vendosur që në Tiranë të gjykojnë arbitrat nga Italia. Kryesori Marco Guida do mbështetet nga ndihmësit Giorgio Peretti, Alessio Berti dhe Simone Sozza. Në VAR do jenë Marco Di Bello dhe Valerio Marini.
Shqipëria dhe Anglia janë përballur shtatë herë më parë. Në të gjitha rastet ka fituar Anglia, ndërsa ne i kemi shënuar ‘Tre Luanëve’ vetëm një herë, në humbjen 1-3 në ‘Qemal Stafa’ më 28 mars 2001, me gol nga Altin Rraklli. Ndërkohë që Anglia na ka shënuar 21 gola.
Takimi i fundit mes skuadrave është më 21 mars 2025, kur në Londër, Anglia fitonte 2-0. Kjo është edhe ndeshja e fundit që Shqipëria ka humbur këtë vit, teksa më pas Kombëtarja ka gjashtë fitore (pesë radhazi) dhe dy barazime. Anglia, në shtatë ndeshjet e kësaj fushate kualifikuese ka shtatë fitore. ‘Tre Luanët’ nuk kanë pësuar asnjë gol, duke shënuar 20-të. Misioni i Shqipërisë në “Air Albania” duket i vështirë.
Thomas Tuchel e pranon: E vështirë t’i shënosh Shqipërisë
“Shqipëria dhe Serbia gjithmonë kanë pasur lojtarë të talentuar që luajnë në kampionatet e fortë dhe menduam që ishin dy skuadra që duheshin mundur. Tani shohim që Shqipëria e meritoi plotësisht vendin e dytë. Është shumë e vështirë të krijosh dhe të realizosh raste kundër tyre. Mendoj se ne do ta dominojmë ndeshjen”, tha Tuchel mes të tjerash.
Shqipëri – Angli merr jetë sot në orën 18:00 në ‘Air Albania’. Anglia është e pamposhtur në këtë fushatë kualifikuese, teksa ka pësuar vetëm një gol. “Tre Luanët” zyrtarisht janë në finalet e Kupës së Botës 2026, ndërsa Shqipëria do e kërkojë suksesin nga faza play-off, e cila luhet në marsin që vjen.
Nis festa kuqezi, mijëra tifozë mblidhen në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ para ndeshjes me Anglinë