Charles LeClerck ka bërë befasinë në kualifikueset e Çmimit të Madh të Hungarisë në Formula 1. Piloti monegask i ‘Ferrarit’, rregjistroi një provë mahnitëse në tentativën e fundit duke arritur ‘pole-position’ edhe pse si rivalë kishte dy pilotët e McLaren.
Oscar Piastri do të niset i dyti, teksa në kualifikuese ishte vetëm 26 të qintat më i ngadaltë se LeClerck, ndërsa shoku i skuadrës Lando Norris mbeti pas Ferrarit për vetëm 41 të qintat. Në prova përveç skuderisë McLaren shkëlqeu edhe Aston Martin, pasi Georde Rusell dhe Fernando Alonso rregjistruan kohët e 4-ta dhe të 5-ta më të shpejta.
Aspak pranë pritshmërive kampioni Max Verstappen i cili u rendit i 8 në prova, ndërsa më zhgënjyes ishte Leëis Hamilton. Piloti i Ferrarit nuk u kualifikua as në pjesën e 3-të të provave, duke rregjistruar vetëm kohën e 12 më të mirë.
Ky sezon në klasifikimin e përgjithshëm për pilotë udhëhiqet nga Oscar Piastri i cili ka vetëm 16 pikë më shumë se shoku i tij i skuadrës te McLaren Lando Norris.
Zhgënjim i madh në kualifikuese, Hamilton befason me deklaratën: Ndoshta Ferrari duhet të ndryshojë pilot
Pas kualifikueseve të Çmimit të Madh të Hungarisë një deklaratë e Hamilton, i cili u rendit në vendin e 12, ka bërë shumë përshtypje. Piloti britanik ka lëshuar fjalë me nënkuptim për skuderinë e kuqe, duke vënë në dyshim aftësinë e ekipit.
“Kur them në radio ‘çdo herë kështu’, i referohem vetëm vetes. Nuk e di çfarë kam humbur. E pyes veten dhe nuk kam përgjigjje. Meqenëse u arrit pole-position them se ndoshta Ferrari duhet të ndryshojë pilot,”-u shpreh britaniku 7 herë kampion bote.