Maks Vershtapen ka bërë hapin e parë, duke siguruar pole-position për Çmimin e Madh të Abu Dabi në Formula 1, ku mbyllet sezoni dhe shpallet njëkohësisht edhe kampioni i këtij edicioni që ka dhuruar një rivalitet të pazakontë.
Holandezi, i cili dukej jashtë garës për trofeun, ka qenë i jashtëzakonshëm në pjesën e dytë të sezonit dhe pak nga pak ka shkurtuar diferencën ndaj liderit Lando Norris, duke kaluar shokun e tij të skuadrës, Oskar Piastri i cili gjithsesi është në garë edhe ai për titullin, edhe pse ka zbritur në vendin e tretë në renditjen e përgjithshme.
Skuadra Red Bull tregoi të gjithë aftësitë e saj duke vendosur Vershtapen në kushtet më të mira të siguronte xhiron e shpejtë, pasi i krijoi korridorin e duhur me anë të Tsunoda. Kështu, kampioni i botës në fuqi ia doli të regjistronte xhiron më të shpejtë, duke lënë pas pikërisht Norris, me Piastrin të tretin.
Gara e të tjerëve pa Rasëll më makinën Mercedes në vendin e katërt, me Lëklerk të pestin, i ndjekur nga Alonso, Bortoleto, Okon, Haxhar dhe Tsunoda që plotësojnë 10-shen.
