Max Verstappen konfirmon edhe njëherë dominimin e tij në pistë. Piloti holandez i Red Bull siguroi fitoren e katërt sezonale pas sukseseve në Suzuka, Imola dhe Monza, duke triumfuar në mënyrë absolute në Çmimin e Madh të Azerbajxhanit në Baku. Në podium, përkrah tij, u ngjitën George Russell me Mercedes dhe një Carlos Sainz spektakolar, i cili u nis nga vija e parë me Williams.
Mercedes festoi gjithashtu vendin e katërt me Andrea Kimi Antonelli, që pas tre muajsh kthehet në rezultatet e larta pas podiumit në Montreal. Pjesën e parë të klasifikimit e kompletoi Liam Lawson me Racing Bulls, duke u renditur i pesti.
Një fundjavë e zezë për McLaren dhe Ferrari. Oscar Piastri, lideri i kampionatit botëror, gaboi rëndë; e nisi sulmun para kohe, u ndal, u gjend në fund të grupit dhe vetëm pas 30 sekondash garë doli nga pista duke përfunduar në mur, një skenar i përsëritur edhe nga kualifikimet