Franca mbetet në traziran, ku po zhvillohen demonstrata masive nga qytetarët që iu përgjigjën thirrjes online për të bllokuar”gjithçka” .
Sipas shifrave të fundit nga Ministria e Brendshme Franceze, arrestimet arritën në 300 nga të cilat 171 u kryen në rajonin e Parisit. Deri në mesditë, policia kishte shpërndarë 106 bllokada, ndërsa u mbajtën gjithsej 273 tubime dhe 157 bllokada, me rreth 29,000 pjesëmarrës.
105 zjarre shpërthyen në vende publike, disa prej tyre larg qendrave të demonstratave, ndërsa katër oficerë policie u plagosën lehtë. Në Ardenne , dy automjete u shkatërruan në një gurore, ndërsa në Sébastien një kullë telekomunikacioni u vu në flakë .
Ndërhyrjet u zhvilluan në mbi 100 shkolla dhe universitete, ndërsa në Rennes , një autobus u dogj dhe një zjarrfikës u sulmua. Në disa zona, si në Chambery , veprimet ishin më ” simbolike ” , me çiklistë që bllokuan rrethrrotullimet.
Përfaqësuesit e sindikatave flasin për një luftë sociale , ndërsa disa demonstrues denoncojnë politikën ekonomike të qeverisë , duke argumentuar se ajo favorizon biznesin e madh dhe rrit buxhetin ushtarak në kurriz të punëtorëve .
Në qytete të mëdha si Parisi, Rennes dhe Marseja, ka grupe përmes të cilave protestuesit organizohen, pasi ka informacione për vendet që janë bllokuar, për pikat e grumbullimit dhe për lëvizjet e policisë.
Në një kanal të Telegramit për Parisin, të titulluar ” Ku janë Smurfët “, lëvizjet e forcave të sigurisë regjistrohen vazhdimisht.
Situata është më pak e zemëruar në grupet përkatëse të qyteteve më të vogla, ku qarkullojnë foto të dhjetëra njerëzve që mblidhen në mënyrë paqësore në sheshe ose rrethrrotullime që janë bllokuar që nga mëngjesi.