Ata dyshohet se ishin pjesë e grupit që hyri me forcë në galerinë Apollon të muzeut dhe vodhi disa nga xhevahiret e kurorës franceze, një prej thesareve më të çmuara të muzeut, vlera e të cilave shkon në shifrën e 88 milionë eurove.

Të dy burrat u arrestuan pak ditë më parë dhe u mbajtën në paraburgim, ku u morën në pyetje, ndërsa dy të dyshuar të tjerë mbeten në arrati. Sipas mediave të huaja, njëri prej tyre është 34 vjeç dhe është me kombësi algjeriane dhe u identifikua nëpërmjet ADN-së së gjetur në një nga skuterët.

 Grabitja në Muzeun e Luvruit ndodhi të dielën e 19 tetorit, ku hajdutë, të maskuar si punëtorë, përdorën një shkallë të montuar në një vinç dhe u futën nga një dritare. Autoritetet lokale bënë me dije se grabitësve u janë dashur 7 minuta për të hyrë në Galerinë Apollo, për të grabitur bizhuteritë dhe për t’u larguar.