I konsideruar si perlë e rrallë natyrore në bregun e liqenit të Ohrit, fshati Lin shpallet zyrtarisht “Ansambël Arkitektonik Urban”.
Statusi i ri pritet të sjellë zhvillim të qëndrueshëm turistik dhe të forcojë mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të zonës, sipas arkeologes Froseda Tole
Lini “Ansambël Arkitektonik Urban” i jep vlersimin e duhur pasurisë arkitekturore të fshatit, ndalon çdo ndërtim që bie ndesh me identitetin kulturor të zonës dhe garanton ruajtjen e stilit tradicional të shtëpive me gurë.
Shpallja si Ansambël Arkitektonik Urban shihet si një moment historik për Linin.
Me peizazhin e tij mahnitës dhe historinë mijëravjeçare, Lini është ndër destinacionet e preferuar për vizitorët vendas dhe të huaj.
Zbulimet e fundit arkeologjike e kanë identifikuar fshatin si vendbanimin palafit më të hershëm të njohur në Europë, duke i shtuar vlerën dhe interesin ndërkombëtar.
Shpallja “Ansambël Arkitektonik Urban” i fshatiti Lin vjen gjithashtu në përmbushje të kërkesave të UNESCO-s, për ruajtjen e zonës së mbrojtur të Liqenit të Ohrit, konsideruar si një nga pasuritë më të çmuara natyrore dhe kulturore të Shqipërisë.