Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka marrë vendime të forta disiplinore pas incidenteve në disa ndeshje të kampionatit “Abissnet Superiore”. Kështu, Komisioni i Disiplinës ka vendosur që 16 tifozë shqiptarë të ndalohen përgjithmonë nga hyrja në stadiumet e futbollit ku zhvillohen veprimtari të organizuara nga FSHF.
Dënimet vijnë pas konstatimeve të Drejtorisë së Policisë Shkodër dhe Tiranë lidhur me dhunën gjatë ndeshjeve Vllaznia – AF Elbasani dhe KF Tirana – AF Elbasani. Vendimi bazohet në shkeljet ligjore të parashikuara nga neni 48 i Ligjit 79/2017 “Për Sportin”.
Në ndeshjen KF Tirana – AF Elbasani, e zhvilluar më 8 mars në stadiumin “Selman Stërmasi”, dhjetë tifozë janë ndaluar të hyjnë më në stadiume për shkak të akteve të dhunës brenda dhe jashtë stadiumit.