11
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazeta17shkurti.com
Ka hyrë dita e tretë që po vazhdojnë kërkimet për trupin e pajetë të mërgimtarit 33-vjeçar, i cili dyshohet se është hedhur nga ura në liqenin e Ujmanit dhe nuk ka dalë më nga uji.
Policia e Kosovës, ekipet e kërkimshpëtimit dhe njësitet e zhytësve kanë qenë në terren gjatë gjithë kohës, por deri tani nuk është arritur të gjendet trupi i tij, transmeton Klankosova.tv.
Sipas informatave që ka siguruar gazetari Urall Boshnjaku, i cili foli në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, me lejen e marrë nga KFOR-i, pritet që sot t’u bashkohet kërkimeve edhe Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), me qëllim të intensifikimit të operacionit për gjetjen e trupit./Indeksonline/
Gazeta17shkurti.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazeta17shkurti.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazeta17shkurti.com