Bllokada në Kuvendin e Kosovës ka nisur të bëhet temë edhe në mediat botërore.
Rreth përpjekjeve të pasuksesshme të Kuvendit, ka shkruar gazeta gjermane Frankfurter Rundschau.
Artikulli i shkruar Thomas Roser, thekson se faji pjesërisht është edhe te kryeministri në detyrë njëherësh kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti.
Tutje në këtë shkrim, përmendet edhe protesta me gomarë e organizuar para disa ditësh nga avokati Arianit Koci.
“Njerëzit po trajtohen si gomarë nga përfaqësuesit e tyre”, kishte shpjeguar Koci.
Dhe duket se afër është të bëhet edhe përpjekja e 50-të për konstituimin e Kuvendit, e cila pritet të ndodh të dielën e ardhshme.
Tutje autori gjerman, përmend faktin se Kurti nuk po shihet i gatshëm për kompromis.
Gazeta në fjalë, përmendi një nga një edhe pasojat e bllokimit.
“Pasoja e bllokimit: Ndërsa inflacioni u rrit në 4.3 për qind në qershor, niveli më i lartë në dy vjet, asnjë legjislacion nuk është miratuar, asnjë marrëveshje ndërkombëtare nuk është ratifikuar, asnjë fond i miratuar dhe asnjë pozicion udhëheqës vakant në institucionet shtetërore nuk është plotësuar për më shumë se gjysmë viti”, shkruan në artikullin e Frankfurter Rundschau.
“Në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, partia e majtë populliste Vetëvendosje (VV) e udhëhequr nga kryeministri në largim Albin Kurti doli qartë si partia më e fortë me rreth 42 për qind të votave, por humbi shumicën absolute. Opozita e konsideron kandidaten e nominuar nga VV dhe ish-Ministren e Drejtësisë Albulena Haxhiu të papërshtatshme për këtë pozicion për shkak të qëndrimit të saj polarizues dhe po shtyn përpara një propozim alternativ.
Megjithatë, Kryeministri aktual Kurti nuk shihet as veçanërisht i gatshëm për kompromis dhe as si lojtar ekipi.
Edhe pse Haxhiu vazhdimisht ka dështuar të sigurojë shumicën e kërkuar prej 61 votash në gjashtë përpjekjet e mëparshme zgjedhore, VV-ja deri më tani nuk ka bërë asnjë përpjekje për të zëvendësuar kandidatin e saj.
Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka caktuar një afat deri më 28 korrik për anëtarët e parlamentit për të përmbushur afatin e tyre.
Megjithatë, për të shpërndarë parlamentin për zgjedhje të parakohshme, ai së pari duhet të konstituohet.
Sot me fillim nga ora 11:00 do të mbahet seanca e 47-të me radhë në përpjekje për ta konstituuar Parlamentin e Kosovës.