A është ky Bilall Kasami që po udhëheq Tetovën? Apo është thjesht një maskë patriotike për të avancuar maqedonas dhe për të ndëshkuar shqiptarët?
A është ky Bilall Kasami që shetiste me Lulzim Jasharin rrugëve të Tetovës vetëm për të u dukur patriot?
A është ky Bilalli që këndonte këngën e Adem Jasharit në Stamboll me flamur në dorë, e sot avancon 12 maqedonas në polici dhe 1 shqiptar?
A është ky ai që premtonte se rrugët e Tetovës do të mbanin emrat e Mujdin Aliut, UÇK-së, Adem Jasharit, Ismail Qemalit e Skënderbeut?
Apo është ai Bilalli tjetër, ai që bëri koalicion me Zoran Zaevin nën ombrellën e “МОЖЕМЕ”, dhe që u bë pjesë e pushtetit vetëm për interesa personale dhe eksperiment siç thoshte Adnan Azizi?
A është ky Bilalli që rrugëve të Tetovës ua la emrat e çetnikëve, si Video Smilevski Bato, organizatori i masakrës së Monopolit, që dha urdhra për të derdhur gjak shqiptar?
Unë them se është pikërisht ky i dyti.
Sepse vetëm me një Bilall si ky, ndodh që në Policinë e Tetovës të avancohen 12 maqedonas dhe 1 shqiptar.
Vetëm me një Bilall si ky, shqiptarët ndëshkohen edhe në ditën e Bajramit, ndërsa maqedonasit ngriten në pozita.
Vetëm me një Bilall si ky, Policia e Tetovës nuk është më për shqiptarët, por kundër tyre.
Sepse me SPB-në e Tetovës drejtuar nga familjarët e Bilallit, shqiptarët nuk mbrohen ata ndëshkohen dhe maqedonasit avancohen.
Ky është realiteti Bilall që s’mund ta fshihni më, tetovarët të kanë kuptuar!
Boll u bëne “patriot” me fjalë se çdo ditë po na nënçmon.
Tetovarët nuk ta falin!