12
previous post
Përbërësit:
-1/2 kg. presh (puri),
-2 selino,
-3-4 karota,
-5-6 thelpinj hudhër,
-1 qepë,
-1 limon (vetëm lëngu),
-2 portokalla (vetëm lëngu),
-1/2 luge e çajit sheqer,
-1/2luge e çajit kripë,
-1/2 luge e çajit piper të zi,
-3 lugë të supës vaj ulliri.
Përgatitja:
Së pari qërojmë selinot, karotat dhe preshin,i pastrojmë mirë dhe i presim sipas dëshirës.
Tani vendosim tenxheren në zjarr mesatar dhe qesim qepën e grirë imët dhe vajin përziejmë herë pas here. Kur të jetë zbutur pak qepa shtojmë selinon, karotat, preshin, hudhrën e grirë imët, lëngun e limonit, lëngun e portokallit, sheqerin, kripën, piperin e zi, këtë e përziejmëdhe e mbyllim me kapak e lojm rreth 30-40 minuta. Herë pas here e kontrollojmë që ndoshta ka nevojë ti shtojm pak ujë.
Zbukurimin e bëjmë sipas dëshirës.
Gazeta17shkurti.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazeta17shkurti.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazeta17shkurti.com