10
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazeta17shkurti.com
Sot gjatë gërmimeve të realizuara në një lokacion të ri në Vushtrri, janë gjetur mbetje mortore. Në njoftimin e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur thuhet se mbetjet mortore potencialisht i përkasin një personi nga lista e personave të zhdukur.
Ky lokacion është identifikuar në bashkëpunim me shoqatat e familjarëve të personave të zhdukur, konkretisht shoqata “Martirët e lirisë” nga Vushtrria.
Gërmimet janë zhvilluar nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, në koordinim me Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe Policinë e Kosovës.
“Komisioni do t’ju njoftojë për identifikimin pas pranimit të raportit të ADN-së, nga Komisioni Ndërkombtar për Persona të Zhdukur”, thuhet në njoftim.
Gazeta17shkurti.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazeta17shkurti.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazeta17shkurti.com