Labani kishte kërkuar përjashtimin nga vendimmarrja, por kërkesa iu refuzua.
Gjyqtari Radomir Laban kishte kërkuar të përjashtohej nga nga vendimmarrja nga rastet ndaj bllokadës në Kuvend.
Kjo pasi që Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani tha se institucionet e sigurisë kanë konsideruar se përbën rrezik për rendin kushtetues të Kosovës.
Por Gjykata në aktgjykim thotë se kërkesa iu refuzua njëzëri.
“Më 7 gusht 2025, gjyqtari Radomir Laban kërkoi përjashtimin e tij nga vendimmarrja nga rastet KO193/25 dhe KO196/25 si dhe KO215/25. Të njëjtën ditë Gjykata, njëzëri, refuzoi kërkesën për përjashtim të gjyqtarit Radomir Laban”, thuhet në aktgjykimin e Kushtetueses.
Dehari obligohet që brenda 30 ditësh të ftojë VV-në të propozojë kandidatin me votim të hapur
Me publikimin e plotë të aktgjykimit për kushtetutshmërinë për votimin e fshehtë në Kuvendin e Kosovës, nis edhe rrjedhja e afatit 30-ditor, që nënkupton se deputetët nga sot mund të mblidhen për të konstituuar Kuvendin.
Kryesuesi i Kuvendit Avni Dehari është i obliguar që ta ftojë përfaqësuesin e grupit më të madh parlamentar, Lëvizjen Vetëvendosje, për të propozuar kandidatin/en për postin e kryeparlamentarit.
“Rrjedhimisht, Gjykata konstaton që Kryesuesi i Seancës Konstituive duhet të vazhdojë me pikën 3 të rendit të ditës së Seancës Konstituive, të miratuar më 8 prill 2025, dhe në pajtim me paragrafin 2 të nenit 67 [Zgjedhja e Kryetarit dhe Nënkryetarëve] të Kushtetutës, të ftojë përfaqësuesin e grupit më të madh parlamentar për të propozuar kandidatin/en për Kryetar/e të Kuvendit të Republikës së Kosovës, i/e cili/cila zgjedhet përmes votimit të hapur, votimi i cili mund të realizohet vetëm deri në 3 (tre) herë për kandidatin/en e njëjtë. Rrjedhimisht, Gjykata në vijim përcakton që deputetët e zgjedhur të Kuvendit duhet të zgjedhin Kryetarin/en dhe nënkryetarët e Kuvendit të Republikës së Kosovës sipas pikave 3 dhe 4 të rendit të ditës të Seancës Konstituive brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga dita e hyrjes në fuqi të këtij Aktgjykimi”, thuhet në aktgjykimin e plotë të Kushtetueses.
Gjykata Kushtetuese publikoi vendimin e plotë për konstituimin e Kuvendit.
Më 8 gusht, kjo gjykatë ka urdhëruar Kuvendin e Kosovës që brenda që brenda 30-ditësh të zgjedhë kryeparlamentarin e ri përmes votimit të hapur. Sipas këtij aktgjykimi kandidati duhet të vihet në votim jo më shumë se tri herë.
Pas publikimit të këtij vendimi deputetët nga sot mund të mblidhen për të konstituuar Kuvendin.
Aktgjykimin e plotë mund ta gjeni në këtë LINK
Gjykata Kushtetuese publikoi vendimin e plotë për konstituimin e Kuvendit
RTV21 merr vesh nga burimet e sigurta se Gjykata Kushtetuese sot gjatë ditës do të publikojë aktgjykimin e plotë për konstituimin e Kuvendit./21Media