Dritan Rexhepi dhe Aldo Majnishta, do të paraqiten më 12 qershor në gjykatën e Apelit të Posacëm për të dëshmuar në procesin ndaj Festim Bexhdilit, bashkë i pandehur me ta për akuzën e rrëmbimit dhe zhdukjes së Jan Prengës në 2020 në Kamëz.
Kopshtari i Golden Resort, ku u mbajt trupi i pajetë i babait të 3 fëmijëve, po rigjykohet në Apelin e Posacëm pasi kthimit të dosjes nga Gjykata e Lartë, e cila prishi vendimin e dënimit të tij me burgim të përjetshëm.
Në seancën e së mërkurës, avokati Ilir Murati paraqiti në gjykatë disa kërkesa, sic ishte zbërthimi i një telefoni të enkriptuar, të cilin sipas prokurorisë së posacme e dispononte Bexhdili në momentin e arrestimit. Avokati tha se Bexhdili nuk ka patur në disponim një telefon të tillë, por gjithsesi SPAK duhet ta zbërthejë atë dhe të konfirmojë nëse ka ose jo komunikime me të pandehurit e tjerë.
Sipas avokatit, kopshtari nuk ka komunikime me të pandehurit Altin hajri apo Gentian Doci Funiqi, madje ky I fundit rezulton sic tha ai se jep udhëzime që Bexhdili të heshtë lidhur me ngjarjen. Mbrojtësi kërkoi thirrjen e një eksperti që të interpretojë pamjet filmike të Golden Resort ku shfaqen rrëmbyesit, Altin hajri dhe I pandehuri Festim Bexhdili.
Kjo duke pretenduar se kopshtari nuk ka lidhje me krimin, porse është gjendur në vendin dhe kohën e gabuar. Prokuroria u kundërpërgjigj menjëherë dhe deklaroi se “Bexhdili është pjesë e grupit kriminal dhe nuk është gjendur rastesisht në vendngjarje. Sipas SPAK në momentin që Jan Prenga është rrëmbyer në Kamzë, Bexhdili është nisur nga plazhi në drejtim të Shijakut. Gjykata vendosi ti rrëzojë kërkesat e avokatit, ndërsa urdhëroi që ti vihen në diospozicion pamjet filmike.
SPAK akuzon Dritan rexhepin dhe gentian Docin Funiqin si organizator të rrëmnbimit të Jan Prëngës, pasi vëllai i pengut iu kishte vjedhur një sasi të madhe droge në një port në britaninë e Madhe. Bashkë me ta po gjykohen edhe Aldo Majnishta, Artan Docaj, Korado Gështenja dhe Martin Bleta, të cilët akuzohet si rrëmbyes. Në proces të ndarë po gjykohet pronari I Golden Resort Altin Hajri. Si prova të reja, SPAK ka paraqitur komunikimet në Sky ECC mes të pandehurve, Altin Hajri, Dritan Rexhepi dhe Gentian Doci Funiqi pas rrëmbimit dhe zhdukjes së Jan Prengës. Trupi i pajetë i babait të 3 fëmijëve nuk është gjendur.