Një farmaci është grabitur me forcë nga një person që tashmë ka rënë në prangat e uniformave blu në Fier.
I arrestuari është Imanuel Gjini, banues në këtë zonë dhe ngjarja ndodhi në lagjen “Liri”.
“Ky shtetas dyshohet se ka vjedhur me forcë, 126 000 lekë në farmacinë në lagjen “Liri”. Një pjesë e shumës së parave dhe veshjet që ka pasur autori, gjatë vjedhjes, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale”, tha policia vendore.
Sekuestrohet një pjesë e parave që vodhi 25-vjeçari dhe veshjet që ai ka pasur gjatë vjedhjes.
Njoftimi i Policisë Fier:
“Si rezultat i hetimeve të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier, pas kallëzimit nga punonjësja e një farmacie, për vjedhjen e një shume parash, në farmaci, u identifikua, u kap dhe u vu në pranga autori i dyshuar, shtetasi:
-I. Gj., 25 vjeç, banues në Fier.
Ky shtetas dyshohet se ka vjedhur me forcë, 126 000 lekë në farmacinë në lagjen “Liri”. Një pjesë e shumës së parave dhe veshjet që ka pasur autori, gjatë vjedhjes, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprën penale “Vjedhja”.