24
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazeta17shkurti.com
Pavarësisht njoftimit të Policisë Kufitare e Kakavijës për ndalimin e mjeteve gjatë periudhës kohore 06:00-12:00 në këtë pikë sërish ka pasur një numër të konsiderueshëm automjetesh që prisnin në radhë për kalimin e kufirit.
Shumë prej udhëtarëve janë shprehur se nuk ishin në dijeni për grevën e ndërmarrë nga dogana greke, ndersa nuk kanë munguar dhe rastet kur qytetarët janë mashtruar nga agjencitë e udhëtimit duke ju thënë se lëvizja e autobusëve do të vijojë normalisht.
Greva e mbajtur nga doganierët grekë është për shkak se këta të fundit kërkojnë një rritje të pagës. Në njoftimin e një dite më parë Policia Kufitare e Kakavijës theksoi se do të lejohen të qarkullojnë vetëm këmbësorët pa bagazhe dhe automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.
Gazeta17shkurti.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazeta17shkurti.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazeta17shkurti.com