11
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazeta17shkurti.com
Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje po vazhdon të gënjejë publikisht rreth Ligjit për Amnistinë.
Gruda tha se dy deputetët e LVV-së, Arbreshë Kryeziu dhe Artan Abrashi mashtruan sot opinionin duke thënë se me këtë ligj janë falur edhe veprat penale të vrasjes.
“Kjo është tërësisht e pavërtetë”, tha ai.
“Neni 4 i ligjit e përcakton qartë se nga amnistia përjashtohen veprat penale që kanë rezultuar me lëndime të rënda trupore ose me vdekje”, u shpreh Gruda.
“Ky manipulim i përsëritur disa herë nga LVV është i lehtë për t’u demantuar, mjafton ta lexoni vetë nenin 4 të ligjit dhe do ta shihni të vërtetën”.
Gazeta17shkurti.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazetapacenzure.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazeta17shkurti.com