Kryeministri Edi Rama ka bërë një postim në rrjetet sociale ku bën me dije se regjistrimet në Arsim Profesional për klasë të 10-të janë hapur për të rinjtë që ndjekin shkollën profesionale. Rama shkruan se të rinjtë që ndjekin shkollën profesionale mund të regjistrohen përmes e-albania. Ai shton se mbështet nxënësit që regjistrohen në degët prioritare, nga familjet në nevojë apo ekselentët që kanë mbaruar vitin shkollor paraardhës në arsim profesional me notë mesatare mbi 9 dhe ata nga grupet e veçant.
POSTIMI:
Regjistrimet në Arsim Profesional për klasë të 10-të janë hapur për të rinjtë që ndjekin shkollën profesionale
Mbështesim nxënësit që regjistrohen në degët prioritare;
Mbështesim nxënësit nga familjet në nevojë;
Mbështesim nxënësit që banojnë mbi 5 km larg nga shkolla profesionale;
Mbështesim ekselentët që kanë mbaruar vitin shkollor paraardhës në arsim profesional me notë mesatare mbi 9
Mbështesim nxënësit nga grupet e veçanta