Hapja e bisedimeve me Komisionin euroian për grupkapitullin e fundit ëhstë për kryeministrin Edi Rama, ngjarja që shenjoi javën që lamë pas. Por në podcastit “Flasim” ai tha se do të ndjehej i kënaqur vetëm kur vendi të bëhej plotësisht pjesë e BE-së
“Por, vetëm kur vendi të jetë integruar në BE, do të jem plotësisht i kënaqur me punën e bërë”, tha kryeministri Edi Rama në podcastin “Flasim”.
“Dita e Alfabetit”, e cila u kujtua të shtunën, ishte një shkas që kryeministri t’i rikthehej problemeve që po has gjuha shqipe kreu i qeverisë u ndal te problemet e gjuhës shqipe, duke e quajtur tragjike transformimin dhe varfërimin e saj.
Gjatë bisedës me Natasha Shuteriqi Poroçanin, mbesa e shkrimtarit Dhimitër Shuteriqi, pedagoge dhe shkrimtare, Rama njoftoi se ka në duar shkrimin e librit të radhës.
Pjesë e podcastit të Ramës ishte edhe sopranoja e mirënjohur Ana Naqe, që po zhvillon karrierën e saj në Belgjikë.