13
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazeta17shkurti.com
Ish-ushtari britanez, Jon Harrison, i cili gjatë luftës së vitit 1999 stërviti pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe së fundmi mori shtetësinë kosovare ka dhënë edhe një mesazh për klasën politike në vend.
Në intervistën e tij për Politiko, Harrison u bëri thirrje politikanëve që të lënë anash ndasitë dhe të punojnë për qytetarët, duke rikujtuar frymën e bashkimit gjatë luftës.
“Bashkohuni, siç u bashkuam në vitin 1999. Punoni për njerëzit”, ka thënë ai.
Harrison theksoi se uniteti që ekzistonte gjatë periudhës së luftës ishte çelësi i rezistencës dhe mbijetesës, ndërsa shtoi se i njëjti përkushtim duhet të shërbejë edhe sot për ndërtimin e së ardhmes së Kosovës.
Gazeta17shkurti.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazeta17shkurti.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazeta17shkurti.com