Një video e re e realizuar nga Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (US Geological Survey) tregon shpërthimin e vullkanit Kilauea, brenda Parkut Kombëtar të Havait, me një rrjedhë mbresëlënëse lave dhe gurësh të zjarrtë që zvarriten përgjatë shpatit të kraterit. Pamjet, të publikuara në internet, pasqyrojnë intensitetin e fenomenit, por edhe sigurinë e tij: nuk ka rrezik për banesat apo njerëzit, pasi zona e parkut vazhdon të jetë e mbyllur për publikun për shkak të mbylljes federale (shutdoën) që është në fuqi.
Kilauea, i vendosur rreth 320 kilometra në jug të Honolulu, është një nga vullkanet më aktivë në botë dhe vazhdon të lëshojë lavë në intervale të rregullta që nga fundi i vitit të kaluar. Autoritetet amerikane po monitorojnë vazhdimisht aktivitetin e kraterit, i cili gjatë muajve të fundit ka treguar faza të rritjes së temperaturës, por pa ndryshime të dukshme në nivelin e rrezikut.