90+3′ Mbyllet 0-1 ndeshja. Fiton Shqipëria në Andorra.
90′ Tre minuta shtesë.
85′ Minuta ankthi për tifozët, presin fundin e ndeshjes.
77′ Tuci merr vendin e Rey Manajt të dëmtuar.
73′ Manaj devijon goditjen e Bajramit, sfera kalon shumë pranë portës.
67′ GOOL! ‘Shpërthen’ festa kuqezi në stadium. Kristjan Asllani zhbllokon takimin, pas një goditje nga kufijtë e zonës. Asist nga Uzuni.
59′ Bajrami dhe Uzuni futen në fushë, jashtë Broja dhe Laçi.
54′ Arlind Ajeti ndëshkohet me karton të verdhë.
52′ Broja futet bukur në zonë nga krahu i djathtë dhe pason për Asllanin. Goditja e këtij të fundit ndalet nga portieri.
47′ Arbër Hoxha bën më të vështirën nga brenda zonës, sfera devijohet në këndore.
46′ Nis pjesa e dytë pa zëvendësime.
45+1′ Mbyllet 0-0 pjesa e parë.
45+1′ Berat Gjimshiti godet traun e portës në zhvillimet e një këndoreje.
36′ Krosim i Asllanit në zonë. Manaj provon me kokë, por shkon shumë larg portës.
27′ Rodrigo për Andorrën provon nga 25 metra, topi përfundon jashtë. Rrezikojnë vendasit.
23′ Krosim i rrezikshëm nga Hoxha në zonë. Topi kalon gjithë pasqyrën e portës, por nuk shfrytëzohet.
21′ Krosim i Hysajt në zonë. Rrëzohet Manaj, por gjyqtari lejon vazhdimin e lojës.
17′ Goditje dënimi për tanët, Asllani provon direkt nga afro 30 metra, por sfera shkon pak mbi traun e portës.
15′ Asllani provon me një vertikalizim për Manajn, por topi shkon drejt e në duart e portierit.
12′ Manaj merr topin dhe krijon hapësirën, por ndalet në goditje.
4′ ‘Shpërthim’ i Arbër Hoxhës nga e majta. Del portieri.. Mungojnë ende rastet e rrezikshme.
1′ Nis ndeshja me topin e parë shkelmuar nga vendasit.