FT/ Serbi 0-1 Shqipëri (Rey Manaj 45+1′)
Leskovac, Serbi
Grupi K kualifikues i Kupës së Botës 2026 – 20:45
Për herë të parë në historinë mes tyre, Shqipëria ka mposhtur Serbinë. Dueli në Leskovac u mbyll 0-1 për kuqezinjtë tanë të cilët iu falën golit të Rey Manaj në minutën e parë shtesë të pjesës së parë. Djemtë e Sylvinhos tanimë mbajnë vendin e dytë me 11 pikë, katër më shumë se Serbia që ka një ndeshje më pak.
Komentet më të rëndësishme të ndeshjes:
90+2′ Uzuni i bën vend Enea Mihajt.
90+1′ Strakosha bën heroin, pret dy goditje drejt portës.
90+3′ Tre minuta shtesë.
78′ Qazim Laçi i bën vend Nedim Bajramit.
78′ Daku merr vendin e Rey Manajt që duket i dëmtuar.
73′ Gjuan Kristjan Asllani nga jashtë zone, por topi shkon direkt e në duart e portierit Petrovic.
68′ Shpërthim i Arbër Hoxhës nga e majta. Sulmuesi ndalet në momentin e fundit.
63′ Arbër Hoxha merr vendin e Armando Brojës.
60′ Tjetër rrezik nga krahu i majtë me Kostic që pason në zonë, por Ajeti bën ndërhyrje vendimtare dhe largon rrezikun.
46′ Fillon pjesa e dytë pa zëvendësime.
45+1′ Mbyllet 0-1 pjesa e parë.
45+1` GOOL! Rey Manaj kalon në avantazh kuqezinjtë. Pasimi ‘padashje’ i Ajetit u shfrytëzua nga lushnjari i cili shënoi një supergol nga brenda zone. Goli i 11-të i Manajt me Kombëtaren. Sulmuesi u ndëshkua edhe me karton të verdhë pas festës me stafin kuqezi.
45′ Një minutë shtesë.
43′ Nuk ndalen thirrjet skandaloze të serbëve. Në stadium dëgjohen sërish thirrjet: “Kosova është Serbi”.
42′ Karton i verdhë për Juljan Shehun, për ndërhyrje të gabuar ndaj Stankovic në mesfushë.
30′ Ekipi ynë shpëton mirë. Kostic kroson nga e majta dhe Vlahovic me një ‘penallti në lëvizje’ e dërgon topin pranë portës kuqezi.
25′ Krosim i fortë nga Qazim Laçi në të djathtë, por topi shkon në duart e Petrovic.
23′ Zivkovic dhe Manaj përplasen në fushë, arbitri Istvan Kovacs qetëson gjakrat.
22′ Asllani kroson bukur nga e majta, devijimi i Mitrovic për pak shkon në portë, por e ndal portieri vendas.
10′ Serbia më kërkuese në minutat e para. Shqipëria po fillon të mbajë topin në mesin e fushës. Sfida në ekuilibër deri tani.
1′ Nis ndeshja me topin e parë shkelmuar nga tanët.