Ish-ministri i jashtëm dhe deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, duke theksuar rëndësinë e respektimit të rendit kushtetues dhe duke dënuar ashpër sulmet ndaj këtij institucioni të pavarur.
Sipas tij, vendimi i Gjykatës Kushtetuese është dëshmi e qartë se rendi kushtetues është sulmuar qëllimisht nga pushteti aktual, i cili ka vendosur krizën dhe bllokadën mbi ligjshmërinë.
Postimi i tij i plotë i bërë dje:
“Një republikë, nëse mund ta mbani.” – Benjamin Franklin. Ruajtja e një republike kërkon përgjegjësi, respekt për Kushtetutën dhe vullnet për të mbrojtur rendin demokratik në çdo rrethanë.
Vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese është dëshmi se ky rend u sulmua qëllimisht nga një pushtet që zgjodhi bllokadën dhe krizën mbi ligjshmërinë.
Sulmet ndaj Gjykatës Kushtetuese janë të papranueshme. Vendimet e saj duhet të respektohen. Vetëm kështu i jepet fund krizës, kaosit dhe anarkisë!