Ernest Muçi u huazua në shtator nga Trabzonspori, ndërsa kartonin e tij e zotëron Beshiktashi. Më parë është zbuluar se ishte dëshirë e trajnerit që Fatih Teke, që sulmuesi shqiptar t’i bashkohej Trabzonsporit. Ky fakt është konfirmuar edhe nga presidenti Ertugrul Dogan.
Dogan ka shtuar se edhe ekipi i skautëve ka dhënë aprovim për rastin e Muçit. Po ashtu ka treguar se Trabzonspori ka bërë ofertë zyrtare për 24-vjeçarin, ndërsa ishte akoma pjesë e Legias.
“Transferimi i Muçit ishte një transferim që Fatih Teke e dëshironte shumë. Çdo lojtar që është marrë, është marrë me aprovimin e ekipit tonë të skautimit dhe me kërkesë të trajnerit. Përjashtim bëjnë vetëm lëvizjet e Onuaçu, Pepe dhe Mendi.
Këto ishin transferime që i kam bërë personalisht. Muçin e kërkoi trajneri ynë dhe ekipi i skautimit dha një raport pozitiv. Për më tepër, ai ishte një lojtar për të cilin kishim bërë edhe më parë një ofertë zyrtare te klubi i tij i mëparshëm para se të shkonte te Beshiktash”, u shpreh presidenti i Trabzonspor.