Një 38-vjeçar nga Manza është ekstraduar nga Italia drejt vendit tonë.
Edvaldo Nanushi në 2017 bashkëpunoi me dy italianë për të vjedhur dy Audi Q7 të marra me qira.
Në vitin 2022 Gjykata e e Krujës e ka dënuar me 3 vjet burg, për veprën penale “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim.
“Në vijim të bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet specialistëve të Drejtorisë së Interpolit, me homologët në Itali, u finalizua procedura për ekstradimin nga Italia, në Shqipëri, të shtetasit shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Edvaldo Nanushi, 38 vjeç, të lindur në Manzë, Durrës.
Në vitin 2022, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë e ka dënuar me 3 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim.
Shtetasi Edvaldo Nanushi, në vitin 2017, bashkëpunoi me shtetasit italianë, M. C. dhe N. B., për të mashtruar përfaqësuesit e një subjekti në fushën e dhënies së automjeteve me qira dhe për t’iu marrë 2 automjete tip “Audi Q7”, të cilat nuk i kthyen më”, thuhet në njoftimin e policisë.