3
I dënuar për trafikim qeniesh njerëzore, 42-vjeçari kapet në Itali dhe pritet ekstradimi në Shqipëri
by mona22222
Një 42-vjeçar, i dënuar me 15 vjet burg për trafikim të qenieve njerëzore, është arrestuar në Itali gjatë një operacioni të koduar “The Wanted”. Aksioni u realizua falë bashkëpunimit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, duke u bazuar në shkëmbimin e informacioneve dhe veprimeve të koordinuara.
Shtetasi Sefer Selimaj, i njohur edhe me aliasin Ani Ibraliu, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pas vendimit të Gjykatës së Apelit në Tiranë në vitin 2017. Ai duhet të vuajë edhe 13 vite, 10 muaj dhe 19 ditë nga dënimi i mbetur.
Autoritetet shqiptare dhe italiane po vijojnë bashkëpunimin për përfundimin e procedurave të ekstradimit të tij drejt Shqipërisë.
Gazeta17shkurti.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazeta17shkurti.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazeta17shkurti.com