8
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazeta17shkurti.com
Rey Manaj ka treguar potencialin e tij duke shënuar golin e parë me Al Sharjah, ekipin e ri ku kaloi në verë. Për 1/8 e Kupës së Emiratave të Bashkuara Arabe, Manaj ndëshkoi Dibba Al Fujairah.
Duhej minuta e 22-të që miqtë të fitonin një penallti, kjo kthyer në gol nga lushnjari. I “ftohtë akull” para portës, Manaj nuk gaboi dhe gjeti golin duke i dhënë epërsinë të tijve.
Kujtojmë se ai la Sivasspor në Turqi dhe u bashkua me Al Sharjah. Sulmuesi është pjesë e listës së Sylvinhos dhe nesër do bashkohet me Kombëtaren në Malaga. Shqipëria luan më 4 shtator miqësoren kundër Gjibraltarit dhe më 9 shtator ndeshjen kualifikuese për Grupin K të Kupës së Botës kundër Letonisë në Tiranë.
Veç Manaj, këtë fundjavë te goli dolën edhe Mirlind Daku dhe Myrto Uzuni.
Gazeta17shkurti.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazeta17shkurti.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazeta17shkurti.com