Një nga emrat femërore të letrave shqipe që pati një shkëlqim të shkurtër për fatin dëshpërues të Shqipërisë, sepse regjimi komunist masakroi vetë atë dhe familjen, ishte Ikbale (Ikbal) Çika (~1900 – 1957).
Ajo konsiderohet gjerësisht gazetarja e parë profesioniste shqiptare dhe një nga botueset e para grua në vend.
Si redaktore, administratore dhe më pas pronare e disa periodikëve letraro-shoqërorë të viteve ’30, ajo vuri theksin tek emancipimi i gruas dhe modernizimi i shoqërisë shqiptare.
Ikbale Cika ishte me origjine çame dhe motra e publicistit të njohur Nebil Çikës, krijuesit të revistës Minerva.
U martua me juristin e gazetarin Aleks Mavraqi, kryeredaktor i revistës “Java”. Aleksi u ekzekutua së bashku me Nebilin më 12 nëntor 1944 gjatë masakrës së Tiranës.
Fillimisht filloi të punojë si mësuese (1925-1926), e më pas u përfshi në shtypin e kohës duke debutuar në të përjavshmen “Demokraci”.
Veprimtaria e saj në shtyp ishte shume e ngjeshur:
– Kryeredaktore & administratore “Arbëria” ne 1920 organ kombëtar me tirazh të konsiderueshëm.
– Pronare/Botuese e organit “Java” (ekonomiko-letrare) 1937. revista e parë shqiptare nën pronësi femërore. Pronare e “Shpresa Kombëtare”, “Ylli i Mëngjesit”, “Gruaja Shqiptare” gjate viteve ‘30 ku ne fokus qendrontr edukimi i vajzave.
– Redaktore / bashkëpunëtore tek “Minerva”, “Rilindja e Arbërisë”, “Vullneti i Arbërisë”, “Arbenia” 1932-1936 & më pas si kritikë letrare ne artet e bukura.
Aktivizmi i Cikes për emancipimin e gruas merr permasa shume te forta.
– Artikujt e saj hapën debat publik për heqjen e perçes; fushata u kurorëzua me ligjin e vitit 1937 që ndalonte mbulimin e fytyrës.
– Promovoi sportet, garat automobilistike dhe kurset kundër analfabetizmit për vajza, duke i trajtuar si çelës i “gruas qytetare të re”.
– Përmes rubrikës së përhershme “Gruaja & Shoqëria” ajo theksonte rendesine e arsimimit, të drejtën e votës dhe punësimin si gur-themeli për modernizimin.
Persekutimi dhe fundi i jetës
Pas vrasjes së bashkëshortit dhe vëllait nga forcat komuniste (1944), Ikbale Çika u la pa punë, u ndoq nga regjimi dhe humbi pothuajse çdo botim të saj. Ajo vdiq në vetmi e në harresë në vitin 1957.
Trashëgimia
– Mbetet si figurë kyçe në historinë e shtypit shqiptar për thyerjen e barrierave gjinore. Revista “Java”