Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë, përmes pjesëmarrjes së kreut të saj në tryezën e rrumbullakët me temë “Përmirësimi i Sigurisë dhe Mbrojtjes së Gazetarëve”, bëri me dije se në 5 vite funksionim, ka pasur edhe indicie të sakta të marra nga mediat, prej të cilave na nisur 12 hetime disiplinore për gjyqtarë e prokurorë.
Sipas të dhënave, 12 hetime kanë filluar për 13 subjekte: 6 gjyqtarë, 6 prokurorë dhe 1 anëtar Këshilli. 11 magjistratë janë dërguar nga ILD për procedim disiplinor në KLGJ e KLP dhe për 2 magjistratë të tjerë, hetimi disiplinor është mbyllur.
Nga 11 magjistratët e dërguar për procedim disiplinor, në 7 raste ILD ka kërkuar masën disiplinore “Shkarkim nga detyra”.
“Në 5 vite funksionim, ka pasur edhe indicie të sakta të marra nga mediat, mbi të cilat Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka filluar kryesisht 12 hetime disiplinore. Këto 12 hetime kanë filluar për 13 subjekte: 6 gjyqtarë, 6 prokurorë dhe 1 anëtar Këshilli. 11 magjistratë janë dërguar nga ILD për procedim disiplinor në KLGJ e KLP dhe për 2 magjistratë të tjerë, hetimi disiplinor është mbyllur. Nga 11 magjistratët e dërguar për procedim disiplinor, në 7 raste ILD ka kërkuar masën disiplinore “Shkarkim nga detyra”. Këshillat kanë pranuar kërkesën e ILD në 5 raste, pra magjistratët janë shkarkuar. Për një rast kanë vendosur “pezullim nga detyra për një periudhë prej 6 muajsh”, ndërsa rasti tjetër është i pezulluar, pasi pritet vendimmarrja e KPA. Në 4 raste, ILD ka kërkuar masën disiplinore “Vërejtje publike” në Këshilla. 1 rast është pranuar dhe 3 të tjera janë rrëzuar.
Në 5 vitet e funksionimit të ILD-së, mediat vetë kanë referuar 17 ankesa për shkelje disiplinore. Për to, ILD ka marrë 11 vendime përfundimi konkretisht: 2 janë arkivuar pas shqyrtimit fillestar, 7 pas verifikimit, 2 pasi është kryer hetim disiplinor. 6 ankesa të tjera janë në proces shqyrtimi.
Duke patur në konsideratë faktin se krijimi i kushteve për të marrë informacionin e kërkuar është një tjetër element, që garanton punën e gazetarëve dhe duke iu referuar statistikave tona, media ka ndërvepruar direkt me ILD-në përmes kërkesave për informacion në 46 raste. Vetëm në 6 prej tyre, informacioni ka qenë i kufizuar sipas ligjit dhe kjo është shpjeguar qartësisht. Konstatoj me kënaqësi që në raport me ILD-në, mediat respektojnë parimin ligjor të konfidencialitetit të veprimeve hetimore, që fillojnë me shqyrtimin fillestar apo veprimet paraprake hetimore për sjellje/shkelje të dyshuara nga gjyqtarët, pasi ky konfidencialitet i shërben mbrojtjes së integritetit të procesit dhe reputacionit të magjistratit, nëse akuzat rezultojnë të pabazuara”, sipas I