Një avion pasagjerësh i “Air India” u rrëzua në aeroportin e Ahmedabad, një qytet në Indinë perëndimore, raportuan kanalet televizive, pa specifikuar ende nëse ka të mbijetuar. Avioni po shkonte për në ‘Gatwick” në Londër, kurse në bord ishin 242 persona, 169 pasagjerë indianë, 53 britanikë, një kanadez dhe 7 portugezë. Rrëzimi ndodhi gjatë ngritjes, ndërsa Reuters shkruan se në bord ishin 217 të rritur
Nga hetimet e deritanishme konfirmohet se piloti i avionit, me eksperiencë të gjatë në fluturime, ka dhënë sinjalin SOS pak sekonda para rënies mbi një konvikt studentësh të mjekësisë.
“Ndërtesa mbi të cilën është rrëzuar është një konvikt mjekësh… ne kemi pastruar pothuajse 70% deri në 80% të zonës dhe së shpejti do të pastrojmë pjesën tjetër”, u tha gazetarëve një oficer i lartë policie.
Mbetet mister shkaku i këtij aksidenti ajror. Pamjet tregonin rrënoja që digjeshin, me tym të zi të dendur që ngrihej në qiell mbi aeroport, informon ‘La Repubblica’.
Avioni “Boeing 787” mori një lartësi rreth 200 metra, por më pas humbi kontrollin e ngjitjes dhe forcën në rrethana ende të panjohura dhe nisi ulje deri në rënien mbi godinat e koviktit dhe shpërthimin gati bërthamor në tym dhe flakë. Në dukje mjeti fluturues nuk dha shenja të humbjes së ekuilibrit aerodinamik apo turbulencë në motorë dhe trup, teksa mbeten mister shkaqet e rrëzimit tragjik.
Avioni duket se ka humbur kontrollin dhe ra mbi zonën ku kishte shtëpi dhe pallate banimi, duke shpërthyer gjithçka në re të mëdhaja tymi dhe flakësh. Pamjet nga vendngjarja ishin tronditëse, teksa autoritetet nisën menjëherë grupet e emergjencave dhe të shpëtimit.
U shfaqën gjithashtu pamje të njerëzve që transportoheshin me barela në ambulanca. Por shifrat zyrtare të dëmeve dhe viktimave ende nuk janë zbuluar.
Nga të dhënat paraprake mësohet se piloti kishte mbi 8 mijë orë fluturime, me eksperiencë të gjatë, bashkëpiloti me mbi 1 mijë orë fluturime. Piloti dha sinjalin e alarmit SOS sapo është ngritur nga pista në orën 08:30 të mëngjesit nga aeroporti, por shkaku mbetet mister, teksa në pamje të jashtme nuk dallohet ndonjë turbulencë apo defekt në motor.
Avioni do mbërrinte në Londër orët e pasdites, teksa ishte një mjet fluturues me shumë orë udhëtimi të kryera.
Avioni i ‘Air India” ka dhënë alarmin para se të rrëzohej mbi zonën e banuar. Autoritetet konfirmuan dinamikën paraprake të tragjedisë ajrore, duke sqaruar se ka qenë piloti ai që e lëshoi sinjalin SOS pak para përplasjes.
Por nuk dihet se çfarë ka qenë shkaku i rrëzimit në pak sekonda. Avioni ndryshoi kurs sapo u ngrit në rreth 200 metra lartësi, teksa u shkëput nga pista.
Në bord ishin 242 persona, mes tyre 230 pasagjerë dhe 12 staf. Nga këta, 169 pasagjerë janë indianë, 53 britanikë, 7 portugezë. Mjeti fluturues u ngrit nga aeroporti në orën 08:30 të mëngjesit dhe do mbërrinte orët e pasdites në aeroportin e Londrës “Gatwick” orët e pasdites së sotme.
Avioni kishte shumë orë fluturimi dhe nuk ishin hasur probleme mekanikë apo teknike, por hetimet do zbulojnë se çfarë ndodhi. Piloti ishte me eksperiencë, mbi 8 mijë orë fluturimi, kurse bashkëpiloti me mbi 1 mijë orë.