Gjykata Kushtetuese nuk ka dhënë një afat të caktuar për publikimin e vendimit të plotë të akgjykimit të saj rreth konstituimit të Kuvendit. Aktualisht askush nuk e ka të qartë se cilët janë hapat drejt formimit të institucioneve të reja. Sipas profesorit të shkencave politike, Basri Muja, është e paqartë pse vazhdon të zvarritet publikimi i vendimit nga Gjykata. Sipas tij mos konstituimi i Kuvendit dhe formimi i Qeverisë ka pasoja serioze si brenda ashtu edhe në arenën ndërkombëtare, sidomos për njohje të reja të shtetësisë.
‘’Nuk mund të arsyetoj këtë neglizhencë të Gjykatës Kushtetuese. Ky është aktygjykimi i tretë i Gjykatës për çështjen e njejtë dhe unë nuk e di se çfarë filozofie i duhet që të stërzgjasin këtë. Sigurisht që gjyqtarët janë ende në afatet e kornizave ligjore, por rendësia e një vendimi të tillë është shumë e madhe dhe në këtë kuptim Gjykata Kushtetuese do të duhej ta vendoste në listën e prioriteteve më të larta dhe të sjellë akgjykimin e plotë në mënyrë që të fillohet nëse do të ketë mundësi që të dilet nga kjo situatë’’,tha Muja për rtv21
Ish-diplomati, Lutfi Bilalli, i sheh me çudi dhe paqartësi zhvillimet politike që po ndodhin së fundi për formimin e institucioneve. Vendimi i Gjykatës se Kuvendi nuk është konstituuar ka dhënë sinjale se LVV-ja nuk do t’i përmbahet vendimeve të Gjykatës.
‘’Vendimet e Kushtetueses tregojnë se Kuvendi nuk është konstituuar dhe kemi një situatë të quditshme sepse intepretimet simodos partia në pushtet ka pasur intepretime të ndryshme që kanë lënë të kuptohet se ky vendim nuk do të përfillet”, tha Bilalli
Profesori i shkencave politike, Basri Muja, nuk pret që ndërmjet partive politike parlamentare të ketë kompromis për zgjidhje të bllokadës politike, sidomos kur të vij koha për zgjedhjen e presidentit për të cilin duhet së paku 80 vota. Prandej, vlerëson se zgjedhjet e jashtëzakonshme konsiderohen të pashmangshme.
‘’Nuk pres që do të ketë ndonjë kompromis, sepse konstulacioni i kësaj legjislature mendoj se e bënë të pamundur dakordimin e 80 deputetëve për zgjedhjen e presidentit apo presidentes së re që do të duhet sipas afateve ligjore të zgjedheht në prill të vitit të ardhshëm. Mos dakordimi për këtë cështje do të sjellte zgjedhje të reja”, deklaroi Muja
Ka pak gjasa që të ketë marrëveshje politike sipas ish-diplomatit Lutfi Bilalli, i cili i referohet edhe të një deklarate të kryetarit të LVV-së, Albin Kurti, i cili dje e quajti partinë e Fatmir Limajt të vogël dhe të pafuqishme edhe pse kishin negociar për koalicion.
‘’Ajo deklaratë ka qenë tregues që vendi të shkoj në zgjedhje”, tha Bilalli.
Albin Kurti dhe Fatmir Limaj kishin zhvilluar disa takime në tentim për të arritur marrëveshje politike, por kërkesa e Limajt për postin e kryeparlamentarit ishte e papranueshme për Kurtin. Ndërkohë, PDK, LDK dhe AAK nuk preferojnë të bashkëpunojnë me LVV-në.