Teuta është në kërkim të një trajneri për sezonin e ri. Ndonëse zgjedhja e parë ka qenë Orges Shehi, ky i fundit nuk largohet nga Ballkani, të paktën deri pas Europës. Në këto kushte, pronarët e rinj të Teutës kanë dy opsione për stolin durrsak.
I pari është Enkeleid Dobi, i cili më parë ka drejtuar Kukësin, por edhe skuadra të tjera, ndërsa tjetri është Ledian Memushaj. Të dy ish-lojtarë të kombëtares shqiptare.
Dobi ka drejtuar më parë Gornik Polkouice, deri në shtator 2024, ndërsa më parë ka qenë trajner te Kukësi dhe Uidzeu Lodz. Me vendlindje në Durrës, ai është një trajner që ka profilin e duhur për një skuadër që do të pretendojë.
Memushaj është disi më ndryshe. Edhe vlonjati e njeh kampionatin shqiptar pasi ka qenë ndihmës te Dinamo, në tetë takimet e Luixhi Di Biaxhos. Më pas ai largua nga blutë. Të dy janë emra që përfliten për stolin e bluve të Durrësit, që pritet të ndryshojnë shumë gjatë kësaj vere.