Për herën e 46-të, partia me shumicë votash ka dështuar përpjekjen për konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës. Megjithatë, partitë politike, PDK, LDK, AAK dhe NISMA kanë vazhduar seancën edhe pasi ajo është ndërprerë nga kryesuesi Avni Dehari, por për kët nuk ka raportuar transmetuesi publik, RTK, shkruan Periskopi.
Radio Televizioni i Kosovës, nuk ka transmetuar live deklarimet e deputetëve të partive në Kuvend.
Gjatë raportimit live, gazetarja e RTK-së njoftoi se seancën po vazhdojnë ta mbajnë partitë tjera pa praninë e Deharit, por që kjo nuk u transmetua live.
Edhe në web-site, RTK nuk ka publikjuar asnjë raportim për vazhdimin e seancës pa VV-në.
Ndryshe, në votimin e Komisionit për Votim të Fshehtë nga 85 deputetë të pranishëm, për votuan 43 deputetë, derisa nuk pati as vota kundër e as abstenim, pasi pjesa tjetër e deputetëve si zakonisht deri më tash, nuk morën pjesë në votim.
Kësisoj, seanca u ndërpre për të vazhduar pas 48-orësh.