18
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazeta17shkurti.com
Te Tirana duket se nuk ka më vend për Kamer Qakën. I ftuar në studion e emisionit “Rubrika Sportive”, drejtori sportiv i bardhebluve, Omer Bunjaku, zbuloi se kanë qenë në kontakt prej muajit tetor me ish-mesfushorin e Kombëtares shqiptare, por afrimi i lojtarëve të tjerë, ka bërë që dera të mbyllet për Qakën.
“Me Kame Qakën kemi qenë në kontakt shumë muaj më përpara, në muajin tetor mos gabofsha. Kam qenë në kontakt edhe me drejtuesit e Shkëndijas që çfarë do bëjmë, por ne kemi sjellë në atë pozicion e Kamerit lojtarë të tjerë dhe pretendojmë po të marrim një mesfushor, ta marrim me parametra të tjera”, u shpreh Bunjaku
Gazeta17shkurti.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazeta17shkurti.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazeta17shkurti.com