Forcat e Mbrojtjes së Izraelit thanë sot se eliminuan Shefin e Shtabit të Përgjithshëm iranian Ali Shadmani në sulmet e tyre. IDF thekson se gjatë natës shënjestruan një qendër komande operative në Teheran, ku mbeti i vrarë edhe Shadmani.
“Brenda natës, Forcat Ajrore Izraelite, duke përdorur inteligjencën e saktë të marrë nga Drejtoria e Inteligjencës së IDF-së dhe duke shfrytëzuar një mundësi të papritur, goditën një qendër komande operative në zemër të Teheranit, duke eliminuar Ali Shadmani-n, Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të kohës së luftës, komandantin më të lartë ushtarak të Iranit dhe krahun e djathtë të Udhëheqësit Suprem Ali Khamenei.
Shadmani mbante postin e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të kohës së luftës dhe komandantin e Komandës së Emergjencave të Forcave të Armatosura të Iranit. Ai kishte autoritet si mbi Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) ashtu edhe mbi ushtrinë e rregullt. Në fillim të operacionit, ai u emërua për të udhëhequr Forcat e Armatosura Iraniane pas eliminimit të paraardhësit të tij, Alaa Ali Rashid, i cili u vra në sulmin hapës të Operacionit ‘Rising Lion'”, tha ushtria izraelite.