Java e 34-t e Superiores pa Partizanin, Vllazninë, Elbasanin dhe Teutën të fitonin respektivisith përballë Egnatias, Dinamos, Bylisit dhe Laçit. I vetmi takim që u mbyll me barazim ishte mes Skënderbeut dhe Tiranës.
Po iu sjellim formacionin më të mirë të javës së fundit.
TOMAS BRDARIÇ
Të fitosh në një duel direkt për vendin e dytë nuk është pak. Pas disa ndeshjeve të para ku hasi vështirësi dhe u mund nga Dinamo, Vllaznia në takimin e fundit nuk e pati një problem të tillë. Duket se Brdariç e gjeti çelësin e suksesit kundër bluve, duke i mposhtur me 3 gola në shtëpi. Për më tepër, javën tjetër të dyja skuadrat do të përballen në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së Kupës.
ILIR DAJA
Tashmë nuk ka më justifikime. Një pjesë e mirë e lojtarëve të Dinamos ishin të gatshëm, por Ilir Daja pësoi një humbje tjetër në kampionat, pas barazimit me Teutën dhe disfatës 4- 1 në Korçë. Nuk dihet se çfarë po ndodh me blutë, por ky është një alarm duke qenë se po afrojnë sfidat e “Final 4” dhe për më tepër që vendi i dytë që ka avantazhin e barazimit nuk është ndarë mes tyre dhe Vllaznisë.