Në një atmosferë përrallore plot shkëlqim dhe elegancë, Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez kanë kurorëzuar dashurinë e tyre. Ceremonia madhështore u zhvillua në ishullin historik San Giorgio Maggiore në Venecia, përballë syve të dhjetëra të ftuarve VIP dhe një pranie të madhe mediatike që pushtoi qytetin për tri ditë me radhë.
Pas një martese civile të zhvilluar më herët në Shtetet e Bashkuara, çifti i njohur shkëmbeu zotimet në një ceremoni intime ku interpretoi Matteo Bocelli, djali i tenorit të famshëm Andrea Bocelli.
Ngjarja kulmoi me një pritje gala luksoze, ku do performojnë dy ikonat e muzikës botërore, Lady Gaga dhe Elton John.
Lauren Sanchez shkëlqeu me një pamje të frymëzuar nga Hollyëood-i i viteve ’60, me një shami elegante dhe syze të zeza. Ndërkohë, Jeff Bezos u paraqit me një smoking klasik të zi, duke përshëndetur me buzëqeshje të pranishmit, përpara se të nisej drejt vendit të ceremonisë. Çifti u largua nga hoteli me pesë yje rreth orës 21:00, të ndjekur nga një flotë varkash me paparacë dhe të ftuar që zbrisnin nga jahtet luksoze.
Sipas Ministrisë italiane të Turizmit, dasma ka sjellë rreth 28.4 milionë euro shpenzime të drejtpërdrejta, ndërsa fitimet e pritshme indirekte, kryesisht nga shërbime transporti dhe akomodimi llogariten në 17.6 milionë euro. Më ambicioz është parashikimi për 895 milionë euro të ardhura nga turizmi në të ardhmen, si rezultat i jehonës mediatike të eventit.
Megjithatë, autoritetet paralajmërojnë se kjo shifër mbetet për t’u konfirmuar përmes të dhënave empirike.
Mbi 250 të ftuar, që përfaqësojnë elitën globale të shoëbiz-it dhe pushtetit. Ndër të ftuarit e njohur në këtë ceremoni u panë emra si Kim Kardashian, Oprah dhe Orlando Bloom, të cilët mbërritën në qytet me avionë privatë dhe superjahte. Çifti ishte fejuar dy vjet më parë në jahtin luksoz të Bezos, me vlerë 500 milionë dollarë.