Ndeshja mes Serbisë dhe Shqipërisë në Leskovac luhet nën masa të rrepta sigurie në stadium dhe jashtë saj. Por ndërsa ka forca të shtuara policore nga e gjithë Serbia, jashtë stadiumit po vepron edhe policia komunale e cila po gjobit… serbët.
Për të shmangur probleme, gjatë gjithë ditës policia ka bërë kontrolle që të mos ketë tifozë shqiptarë me simbolet kombëtare, duke e argumentuar si çështje sigurie. Por ndërkohë, puna e tyre para ndeshjes rrotull stadiumit është fokusuar te shitja e jashtëligjshme e materialeve dhe artikujve sportivë edhe për ekipin vendas.
Policia komunale ka kontrolluar zonën rreth stadiumit dhe ka gjobitur shitësit ambulant të cilët tregtonin materiale për ndeshjen si flamuj dhe fanella të Serbisë. Për ta kishte gjoba deri në 3 mijë dinarë,